...
Vende Unike
Shtëpia e Skëndulajve

Shtëpia e Skëndulajve, e ndërtuar në vitin 1705, është një shembull i përkryer për t'u njohur me arkitekturën tradicionale të shtëpive gjirokastrite dhe ndarjen klasore të reflektuar përmes dekorit të banesës dhe numrit të oxhaqeve në të. 

Shtëpia 3-katëshe ka 64 dritare, 44 dyer, 9 oxhaqe (numri i lartë i oxhaqeve në shtëpi lidhej pikërisht me prestigjin e familjeve gjirokastrite), 12 dhoma, 1 hamam dhe shumë tualete. Në periudhën komuniste kjo shtëpi u shndërrua në Muzeun Etnografik të qytetit. Pas rënies së komunizmit, ajo iu rikthye sërish pronarëve dhe u kthye në një muze për të gjithë vizitorët.

Bashkëpunëtorët tanë