...
Vende Unike
Muzeu i Armëve

I hapur në vitin 1971 si një Muze Kombëtar me armë të përdorura përgjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Muzeu i Armëve strehon gjithashtu qelitë e burgut të ndërtuar nga Mbreti Zog, me gurët e ujësjellësit që Ali Pashë Tepelena kishte ndërtuar për qytetin. Ky muze përfshin disa pavione, të cilat ndodhen të gjitha brenda kalasë (muzeu vizitohet me biletë hyrje). 

Pjesa më e madhe e Muzeut të Armëve i kushtohet luftës partizane kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë në vitet 1939-1944. I përfshirë në ekspozitë është edhe një avion luftarak amerikan mbetur që nga Lufta e Ftohtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, burgu u përdor nga forcat pushtuese italiane dhe gjermane. Banorët thonë se regjimi komunist e përdori burgun për ekzekutime deri sa u mbyll në vitin 1968.

Bashkëpunëtorët tanë