...
Të paharrueshme
Monumente
Objekte Kulti
Art & Muzikë
Arte Vizuale
Art & Kulturë

Gjirokastra gjendet në krahë të Luginës së Drinos, në pjesën jugore të Shqipërisë dhe shtrihet në disa prej shpateve të pjerrëta dhe të zhveshura të Malit të Gjerë. Konsiderohet si një ndër qytetet e pakta të stilit osman në Ballkan që i ka mbijetuar transformimit të epokave të ndryshme. Kalaja e hirtë që ngrihet mbi qytet, shtëpitë e gurta dhe fasadat e bardha në harmoni me rrugicat e kalldrëmta janë arsyeja pse Gjirokastra njihet ndryshe si "qyteti i gurtë". Është një muze në natyrë dhe për vlerat që mban, është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.

  • Xhamia e Pazarit- E ndërtuar në vitin 1727 dhe e njohur ndryshe si Xhamia e Memi Beut, Xhamia e Pazarit, më e rëndësishmja e qytetit, është një ndër tre xhamitë e fundit, që daton prej shekullit të 18-të. Është e vetmja xhami, që i mbijetoi periudhës së shkatërrimit mbarëkombëtar të objekteve të kultit gjatë komunizmit. Në vitin 1973 ka marrë statusin Monument Kulture.
  • Obelisku- Një monument në nder të pionierëve të arsimit shqiptar në shekullin e 20-të. Obelisku shtatë metra i lartë gjendet në pikën më të lartë të Pazarit të Gjirokastrës nga ku mund të shijohet panorama e të gjithë zonës historike të qytetit. I ndërtuar me 124 blloqe guri të latuar, struktura është shumë e qëndrueshme ndaj dukurive natyrore.
  • Shtëpia Zekate- Të vizitosh shtëpinë Zekate është si të bësh një udhëtim në kohë. Ndërtesa e ruajtur është një shembull i qartë i shtëpive-kullë të ndërtuara nga familjet më të pasura gjirokastrite në shekullin e 19-të. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1812 dhe mbetet një nga më të bukurat dhe të mirëmbajturat në qytet. Ajo është dhënë si dhuratë për gjeneralin Beqir Zeko, për meritat dhe besnikërinë ndaj Ali Pashë Tepelenës. Falë fortifikimeve të gurta shtëpia i ka rezistuar dy shekujve të vështirë.
  • Tuneli i Luftës së Ftohtë- I ndërtuar në vitet 1970 dhe 1980, qëllimi i këtij tuneli, i vendosur rreth 80 metra larg kalasë së qytetit, ishte strehimi i të privilegjuarve të sistemit komunist në rast të  ndonjë sulmi bërthamor. Thuajse një kilometër i gjatë, tuneli ka gjashtëdhjetë dhoma dhe katër hyrje, të cilat janë të pajisura me sistem ventilimi dhe dyer antibërthamore.
Shikoni gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë