...
Pikat e Informacionit
Zyra e Informacionit Turistik

Në Qendrën e Informacionit Turistik, e gjendur në qendër të qytetit të vjetër të Gjirokastrës, mund të merrni informacione mbi qytetin dhe atraksionet e tij, harta dhe materiale të ndryshme informative që ju ndihmojnë të shijoni vizitën tuaj në qytetin që është pjesë e UNESCO-s prej vitit 2005. Punonjësit poliglot janë të lumtur t'ju japin informacione rreth ofertave të ndryshme për Gjirokastrën apo rrethinat e saj dhe do t'ju ndihmojnë të planifikoni dhe realizoni udhëtimin tuaj të personalizuar. Gjithashtu ofrohen rezervime për evente që zhvillohen në Gjirokastër, restorante, ture me guida të qytetit, akomodim etj.

Këshilluesit e Zyrës Turistike ju mirëpresin çdo ditë:
Nga 1 Mars deri më 30 Nëntor: nga ora 9:00 deri në 17:00.
1 dhjetor deri më 28 shkurt: nga ora 9:00 deri në 15:00
Kontaktet:
Nr. telefoni: +355 84 267077
Email: info@gjirokaster.al

Vendndodhja

Bashkëpunëtorët tanë