" /> " />
...
Vende Unike
Shtëpia e Ismail Kadaresë

Shtëpia e fëmijërisë së shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare është kthyer në muze tre vite më parë dhe është e hapur për të gjithë vizitorët. E përshkruar në detaje në librin e tij "Kronikë në gur", gjatë vizitës suaj do të mund të imagjinoni Kadarenë si një djalë të vogël që qëndron pranë dritares dhe dëshmon jo vetëm ecejaket e gjysherve dhe personazheve të tjerë të librit të tij, por dhe mjaft episode të Luftës së Dytë Botërore. 

Shtëpia e ndërtuar në vitin 1799 dhe e shpallur Monument Kulture në vitin 1991, është riparuar dhe rehabilituar nën kujdesin e UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës. Ajo është hapur për publikun më 28 janar 2018,  në 80-vjetorin e  lindjes së Kadaresë. E vendosur në qendër të lagjes historike Palorto, vizitorët do të mund të shohin objekte origjinale që i përkasin familjes si një sënduk, disa fotografi etj.

Bashkëpunëtorët tanë