...
Suvenire
Ushqim tradicional
Qendra Tregtare
Suvenire
Pazare
Suvenire
Tekstile të punuara në mënyrë artizanale, qeramika, enë kuzhine prej druri, punime me pirografi, bizhuteri...Tradita e artizanatit është ruajtur edhe sot e kësaj dite dhe në dyqanet e suvenireve mund të gjesh mes objekteve të tjera, vepra që mjeshtrit gdhendin me gurët e zonës, pëlhura që thurin gratë sipas traditës së vjetër të trashëguar ndër breza e jo vetëm. E pamundur të largohesh nga 'qyteti i gurtë' pa blerë një suvenir tradicional. Dyqanet e suvenireve dhe artizanët vendas ndodhen në zemër të qytetit të vjetër, pazari i Gjirokastrës. Të gjitha këto vende ofrojnë gjithëfarë lloj objektesh që ilustrojnë Gjirokastrën, monumentet e saj dhe vendet historike. Në Gjirokastër, blerja nuk është vetëm një gjest i thjeshtë, por do të thotë të eksplorosh dhe të ecësh krahë historisë, aty ku takohen natyra, kultura dhe trashëgimia. Elementët tradicionlë identifikues të qytetit i gjeni në rrugica dhe qilima të të gjitha përmasave të punuara me dorë, veshje, objekte dekorative etj.

Vendndodhja e dyqaneve
Shikoni gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë