...
Ushqime Tradicionale
USHQIME DHE PIJE
...
Hoshaf

Nëse vini në Gjirokastër duhet të provoni hoshafin. Kjo ëmbëlsirë tradicionale gjirokastrite bëhet me qumësht deleje, sheqer dhe fiq të thatë. Është e thjeshtë për t'u ... më shumëpërgatitur madje edhe nëse gatimi nuk është pika juaj e fortë. Për një tas me hoshaf, do t'ju nevojiten 150 ml qumësht dele, 30 gramë fiq të thatë, 50 gramë sheqer dhe pak kanellë. Masa ndahet në enë të vogla dhe piqet në furrë derisa të trashet. Kanella dhe karafili i bluar i japin një shije të paharrueshme.

...
Qifqi

Qifqitë e famshme që mund t'i shijoni vetëm në Gjirokastër, janë një nga gatimet më përfaqësuese dhe tradicionale të qytetit. Ky gatim i shijshëm përgatitet me ... më shumë oriz të zier, vezë, jeshillëqe, djathë, kripë dhe piper. Orizi i pastruar dhe i shpëlarë zihet në ujë me kripë. Më pas shtohen vezët një nga një, së bashku me nenexhikun, piperin e zi të bluar dhe kripë. Me ndihmën e një luge druri, i japet masës forma e një topthi dhe më pas skuqen në vaj në një tigan të pasaçëm me 7 gropa.

...
Lakrori me thembër

Kjo recetë i përket zonës së Gjirokastrës dhe është ruajtur brez pas brezi. I njohur si “lakrori” i Libohovës, lakrori me thembër përgatitet në të njëjtën ... më shumëmënyrë prej shekujsh me mishin e gjelit të pjekur, qepë etj. Përbërësi kryesor është gjeli i detit, i cili sipas shefave të zonës duhet të ketë moshën një vjeçare. Receta duhet të ndiqet me përpikmëri për të arritur shijen e duhur. Copat e byrekut priten në trekëndorë që peshojnë diku tek 300 gramë. Shoqërohet me një gotë verë të kuqe ose një gotë raki.

...
Byreku qahi

Byreku, ky gatim tradicional shqiptar përgatitet në mënyra dhe me mbushje të ndryshme në qytete dhe zona të ndryshme të Shqipërisë. Mund të jetë i kripur ose i ëmbël, por byreku qahi ... më shumëështë tradicionali i zonës së Gjirokastrës. Përbërësi kryesor është spinaqi, i cili përzihet me përbërës të tjerë si kopër, vezë, djathë të bardhë, vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. Petët e hapura hollë (të zëna nga brumi pa maja) vendoset dy nga dy mbi njëra-tjetrën dhe spërkaten me pak vaj për të mos u ngjitur dhe më pas mbushen me spinaqin e përgatitur. Zakonisht shërbehet me kos dhe do t'ju bëjë të lëpini gishtat.

Shikoni gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë