...
Vende Unike
Muzeu Etnografik

Muzeu Etnografik ndodhet në shtëpinë e fëmijërisë së Enver Hoxhës, udhëheqësit diktatorial të Shqipërisë për 45 vite. Shtëpia e Hoxhës, ku ai ka lindur në vitin 1908, u dogj dhe u rindërtua në vitin 1966. 

Shtëpia u rindërtua si një model i shtëpive më të pasura gjirokastrite dhe dhomat janë rregulluar dhe zbukuruar me artefakte, kostume të ndryshme, veshje, objekte kuzhine etj. Shtëpia, tashmë muze është një shembull se si jetonte klasa e lartë shoqërore e shekullit të 19-të në jug të Shqipërisë. Muzeu Etnografik përcjell jo vetëm idenë e viteve të fëmijërisë së Enver Hoxhës, por edhe historinë e Gjirokastrës.

Bashkëpunëtorët tanë