Eventi mbledh së bashku rreth 1000 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe disa grupe folklorike ndërkombëtare.
Më shumë
Festivali i Dritave të Krishtlindjes do të jetë një event mbresëlënës që do të zhvillohet në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër përgjatë muajit dhjetor deri më 8 janar. Tregu i Krishtlindjes me produkte të punuara me dorë, ushqimet dhe pijet; muzika dhe shfaqjet live; aktivitetet për fëmijë, fotot me babagjyshin do të jenë kryefjala e festës. Së bashku do të kalojmë momente të hareshme me njëri-tjetrin nën atmosferën festive ku rrugët, parqet, dhe shumë ndërtesa do të ndriçohen. Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në një skenë të dekoruar për festat e fundvitit.
Më shumë
Në kërkim të një gare të re për të marrë pjesë apo edhe për ta parë si eksperiencë? Po kërkoni një 'arratisjeje' të mbushur me aktivitete, muzikë dhe ture kulturore?
Më shumë
Rock the Rock Festival përfaqëson lirinë, "thyerjen e prangave" e tabuve dhe të jetuarit e jetës në maksimum. Ky event do të magjepsë, do të kumbojë muzikë si dhe do të jetë një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e qytetit dhe atraksioneve. Rock the Rock Festival do t'u ofrojë të rinjve dhe jo vetëm një event tërheqës duke sjellë talente të reja të muzikës rock dhe grupe të mirënjohura.
Më shumë
Etno-muzika, etno-koreografia, punimet artizanale të ndërthurura me këngën polifonike dhe vallet tradicionale, veglat muzikore etj janë vlerat që janë krijuar dhe trashëguar prej shekujsh nga populli shqiptar. Ky event synon të nxjerrë në pah dhe të promovojë jo vetëm këto të fundit, por edhe vlerat e qytetit muze të Gjirokastrës dhe veçanërisht të Qendrës Historike të saj, atraksionet turistike duke ndërthurur elementë të trashëgimisë kulturore me atë tradicionale. Gjithashtu, aktiviteti dyditor do të ketë një vlerë të konsiderueshme në kuadër të promovimit të turizmit kulturor dhe rritjes së tërheqjes së vizitorëve vendas dhe të huaj.
Më shumë
Një festival i larmishëm, i organizuar në Kalanë e Gjirokastrës, ndryshe nga çdo event tjetër i propozuar këtu, që kontribuon në turizmin e këtij qyteti, duke ringjallur historinë e destinacionit përmes shfaqjeve të ndryshme që përfaqësojnë trashëgiminë historike, kulturore, natyrore e jo vetëm. Programi i eventit treditor përfshinperiudha të ndryshme të historisë së pasur të Gjirokastrës bazuar në informacionin e mbledhur mbi ngjarjet historike.
Më shumë
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Gjirokastër.