...
Vende Unike
Ura e Ali Pashës

Kjo urë e gurtë 16 metra e lartë, 40 metra e gjatë dhe 2.3 metra e gjerë mbi të cilën dikur ishte ndërtuar ujësjellësi, përfaqëson përpjekjet e Ali Pashë Tepelenës për të vënë në punë sistemin e furnizmit të Kalasë me ujë. 
Sistemi i ndërtuar i kanaleve ishte madhështor dhe shfrytëzonte ujrat që buronin nga mali i Sopotit.  Ujësjellësi, një nga veprat e Ali Pashë Tepelenës u ndërtua në vitet 1812-1813 mbi një urë të gurtë me harqe dhe kishte për qëllim përmirësimin e jetesës brenda kalasë duke depozituar ujin në cisternat brenda saj.

Duke u mbështetur në mjeshtërinë e famshme të gurgdhendësve gjirokastrit, ashtu si shumë fortifikime dhe vepra të ndërtuara nga veziri i Janinës në këtë periudhë, edhe kjo vepër e veçantë do të mbante firmën e arkitektit Petro Korçari. Sot kjo urë guri mbi lagjen Dunavat është dëshmi e mbetjeve të ujësjellësit nga ajo epokë.

Bashkëpunëtorët tanë