...
Vende Unike
Antigonea

Qyteti antik i Antigonesë është një Park Arkeologjik me një hapësirë prej 45 hektarësh i gjendur në anën lindore të luginës së Drinos. Sipas historianit të lashtë grek Plutarkut, Antigonea lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Qyteti antik ndodhej në kodrën e Jermës, pranë fshatit Saraqinisht të Gjirokastrës. I themeluar në vitin 290 p.e.s nga mbreti Pirro në nder të gruas së tij Antigone, vajzës së mbretit Ptoleme të Egjiptit, qyteti u zhvillua në një qendër të rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike.

Nga fundi i shekullit III dhe fillimi i shekullit II p.e.s., ai u shndërruar në një polis (qytet-shtet) dhe një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për kulturën e jashtëzakonshme dhe mirëqënien e qytetit. Muret e tij rrethuese prej katër kilometrash ishin ndërtuar me blloqe guri. Hyrjet kryesore dhe pikat e mundshme të sulmit mbroheshin nga kulla katërkëndore. 

Bashkëpunëtorët tanë