Pazari i Gjirokastrës
Pazari i Gjirokastrës, me rrugët e kalldrëmta, ndërtesat mesjetare dhe fasadat e bardha, përbën qendrën dhe zemrën e qytetit të vjetër. Atraksioni i parë me të cilin ndeshen turistët daton prej periudhës osmane, megjithëse asgjë nuk ka mbetur nga ajo epokë. Pazari u rindërtua pas një zjarri që përfshiu pazarin historik në shekullin e 19-të. Xhamia e Pazarit, e ndërtuar në vitin 1727 ose e quajtur ndryshe Xhamia e Memi Beut, është ndër tre xhamitë e fundit të mbetura nga shekulli i 18-të dhe më e rëndësishmja e qytetit.
Është e vetmja xhami e padëmtuar që i mbijetoi fushatës shkatërruese ateiste mbarëkombëtare gjatë komunizmit. Obelisku – një monument kushtuar pionierëve të arsimit shqiptar në shekullin e 20-të – ndodhet në majën më të lartë të Pazarit dhe ofron një panoramë 360 gradë të qytetit. Gjithashtu, Pazari i Gjirokastrës është i njohur gjithashtu për dyqanet që shesin punime artizanale si objekte druri, qilima të punuar me dorë etj.
Shikoni gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Gjirokastër.


.png)




