edua
"Edua" është një restorant në zemër të pazarit të Gjirokastrës. Duke patur në qendër të punës së tyre, ushqimet tradicionale shqiptare, bio, të bëra në mënyrë artizanale në shtëpi, ky restorant është pjesë e rrjetit të Slow Food dhe përcjell filozofinë e ushqimit të mirë, të shëndetshëm. Qëllimi i "Edua" është afrimi, promovimi dhe mbështetja e prodhimit vendas, duke promovuar vazhdimësinë e traditës dhe ruajtjen e shumëllojshmërisë. Nëpërmjet produkteve të grumbulluara nga fshatarë, bletarë, fermerë apo përpunues të vegjël artizanë të zonës, "Edua" sjell një copëz traditë, histori dhe shije autentike të tokës sonë, direkt në tryezat tuaja.
Shikoni gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Gjirokastër.