...
Event
Christmas Lights Festival
22 Dhj - 08 Jan

Festivali i Dritave të Krishtlindjes do të jetë një event mbresëlënës që do të zhvillohet në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër përgjatë muajit dhjetor deri më 8 janar. Tregu i Krishtlindjes me produkte të punuara me dorë, ushqimet dhe pijet; muzika dhe shfaqjet live; aktivitetet për fëmijë, fotot me babagjyshin do të jenë kryefjala e festës. Së bashku do të kalojmë momente të hareshme me njëri-tjetrin nën atmosferën festive ku rrugët, parqet, dhe shumë ndërtesa do të ndriçohen. Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në një skenë të dekoruar për festat e fundvitit.

Shikoni gjithashtu

Më shumë

...
Gjiro Open Air

Në kërkim të një gare të re për të marrë pjesë apo edhe për ta parë si eksperiencë? Po kërkoni një 'arratisjeje' të mbushur me aktivitete, muzikë dhe ture kulturore? Mos kërkoni më tej. Bashkohuni me ne në një ngjarje sportive unike që mbledh atletë ndërkombëtarë që konkurrojnë në parashutizëm preciz. Do të keni mundësinë ta shihni nga afër këtë konkurs, të fluturoni me pilotët më të mirë, të provoni ture të ndryshme lokale dhe të kërceni nën muzikën e artistëve më të mirë. Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të bërë kujtime të reja, ndaj na u bashkoni së bashku me miqtë edhe familjen tuaj. Ka diçka për të bërë për të gjithë ata që ndjekin Gjiro Open Air. Shihemi më 25 – 28 Nëntor 2022 në Gjirokastër, qytetin e gurtë. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit nëpërmjet PIUTD në partneritet me Bashkinë Gjirokastër. Projekti është pjesë e Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turistik (ZHPZHT) - Zhvillimi i produktit turistik në Gjirokastër.

Më shumë

...
Rock the Rock Festival

Rock the Rock Festival përfaqëson lirinë, "thyerjen e prangave" e tabuve dhe të jetuarit e jetës në maksimum. Ky event do të magjepsë, do të kumbojë muzikë si dhe do të jetë një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e qytetit dhe atraksioneve. Rock the Rock Festival do t'u ofrojë të rinjve dhe jo vetëm një event tërheqës duke sjellë talente të reja të muzikës rock dhe grupe të mirënjohura.

Më shumë

Bashkëpunëtorët tanë