...
Event
Retro n’Sokak
24 Tet - 25 Tet

Ky event tërheq në rrugët e njohura me kalldrëm të Gjirokastrës, të gjithë artdashësit dhe të pasionuarit pas të bukurës në një festival nostalgjik që të kthen pas në kohë. Koleksione të ndryshme si ai i makinave retro, së bashku me objekte të tjera me vlerë historike ekspozohen gjatë këtij eventi. Në Retro n'Sokak mund të prisni muzikë xhaz, swing, por edhe të ftuar specialë që e bëjnë këtë event edhe më të veçantë.

Shikoni gjithashtu
...
Kush të pa e nuk të mburri

Etno-muzika, etno-koreografia, punimet artizanale të ndërthurura me këngën polifonike dhe vallet tradicionale, veglat muzikore etj janë vlerat që janë krijuar dhe trashëguar prej shekujsh nga populli shqiptar. Ky event synon të nxjerrë në pah dhe të promovojë jo vetëm këto të fundit, por edhe vlerat e qytetit muze të Gjirokastrës dhe veçanërisht të Qendrës Historike të saj, atraksionet turistike duke ndërthurur elementë të trashëgimisë kulturore me atë tradicionale. Gjithashtu, aktiviteti dyditor do të ketë një vlerë të konsiderueshme në kuadër të promovimit të turizmit kulturor dhe rritjes së tërheqjes së vizitorëve vendas dhe të huaj.

Më shumë

...
Walking with History Festival

Një festival i larmishëm, i organizuar në Kalanë e Gjirokastrës, ndryshe nga çdo event tjetër i propozuar këtu, që kontribuon në turizmin e këtij qyteti, duke ringjallur historinë e destinacionit përmes shfaqjeve të ndryshme që përfaqësojnë trashëgiminë historike, kulturore, natyrore e jo vetëm. Programi i eventit tre ditor përfshin periudha të ndryshme të historisë së pasur të Gjirokastrës bazuar në informacionin e mbledhur mbi ngjarjet historike.

Më shumë

...
Retro n’Sokak

Ky event tërheq në rrugët e njohura me kalldrëm të Gjirokastrës, të gjithë artdashësit dhe të pasionuarit pas të bukurës në një festival nostalgjik që të kthen pas në kohë. Koleksione të ndryshme si ai i makinave retro, së bashku me objekte të tjera me vlerë historike ekspozohen gjatë këtij eventi. Në Retro n'Sokak mund të prisni muzikë xhaz, swing, por edhe të ftuar specialë që e bëjnë këtë event edhe më të veçantë.

Më shumë

Bashkëpunëtorët tanë