...
Planifiko turin tënd
Të ngjitesh në kalanë e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës, padyshim është një nga kalatë më madhështore në Shqipëri dhe nga më të mëdhatë në Ballkan, që ofron një panoramë mahnitëse mbi luginë. Kalaja, e cila ka marrë emrin sipas princeshës Argjiro, që refuzoi t'i dorëzohej pushtuesve osmanë duke u hedhur nga muret e kalasë, ngrihet hijerëndë në majë të një kodre duke e bërë atë një vend unik që nuk duhet humbur. Të vizitoni ambientet e kalasë dhe të admironi qytetin e gurtë që duket si i qëndisur me dorë nga lart është një përvojë që duhet jetuar gjatë udhëtimit tuaj.

Bashkëpunëtorët tanë