...
Planifiko turin tënd
Të bësh një ekskursion në malin e Çajupit

Në një lartësi prej 1536 m mbi nivelin e detit, të rrethuar nga bimësia e pemëve gjethegjëra si frashëri, krekëza, bliri e jo vetëm, udhëtimi i shkurtër në malin e Çajupit duhet të jetë pjesë e listës suaj gjatë vizitës në Gjirokastër. Ngjitja më këmbë në malin e Lunxhërisë do t'ju përshfaqë para syve peizazhe mbresëlënëse. Pas mbërritjes në fshatin e parë rrëzë malit, ose në fermën e gjendur në pllajën e malit të Çajupit, mund të përjetoni gjithashtu një sërë përvojash të tjera si pjesëmarrja në ritet baritore, të pini ujë direkt nga burimi i Bratit apo të shijoni ushqimet tradicionale si petaniku në saç, djathi napës, mishi i hellit, gjalpin dhe dhallën nga dybeku, kulaçin e rakinë.

Bashkëpunëtorët tanë