Të udhëtosh në kohë duke vizituar Shtëpinë Skëduli
Të vizitosh shtëpinë Skënduli do të thotë të shndërrohesh për pak çaste në një udhëtar kohe e të zbulosh stilin e jetesës në Gjirokastër në shekullin e 18-të. E ndërtuar në vitin 1705, kjo shtëpi mbetet ende një nga më të bukurat dhe të mirëmbajturat në qytet, e cila është shndërruar në një atraksion të veçantë për vizitorët. Me një arkitekturë tradicionale të epokës otomane dhe me një dekor mbresëlënës, shtëpia trekatëshe është një labirint dhomash e sallonesh me dritare, porta të vogla e të mëdha e hamam. Turistët e shijojnë vizitën nën shoqërinë e vetë trashëgimtarit të familjes z. Skenduli.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Gjirokastër.